ad

Friday, March 13, 2015

ARN-informative (m-ARN, mesazhere)

ARN-informative (m-ARN, mesazhere)

ARN e informacionit është si informuesi ose lajmëtar që shërben për të kopjuar (si model për sintezën e proteinave) informacionin e trashëgimisë nga ADN e ndodhur në bërthamë, për të sintetizuar proteina në ribozome. ARN është spirale e njëfishtë (njëri krah i shkallës) ose kopje komplementare e një vargu gjenesh të ADN-së. Përshkrimi transkripcioni i krijuar është i njohur si (pre—mARN) para—ARN informative, e cila kalon një proces për tu shndërruar në molekulë të ARN-i. Pas këtij procesi ARN-i, kalon në citoplazmë, ku lidhet për ribozomet, për ta drejtuar sintezën e një proteine të caktuar. ARN-i bartë në vete tre segmente baza të ashtuquajtura kodon, që shërbejnë si fjali të kodit gjenetik, të cilët përcaktojnë proteina të veçanta. ARN-i bartë informatën gjenetike prej ADN-së nga bërthama në citoplazmë (ARN-i, jeton vetëm për pak kohë) ku përcakton se si do të radhiten aminoacidet, për të sintetizuar proteinat në ribozomet e citoplazmës qelizore dhe çdo ARN-i, shërben si kod vetëm për një zinxhirë polipeptidik të veçantë. Shumica e ARN-i janë të përbëra prej 500 - 1000 bazash në gjatësi. Para se të dalë ARN-i nga bërthama, asaj i largohen (hiqen) intronet (para largimit të introneve ARN-i quhet pre-ARN-i), ato priten prej vargut të ARN-së dhe pjesa tjetër e vargut ngjitet sërish. Intronet janë segmente të vargut të ARN-së që nuk kodojnë dhe largimi i tyre nga vargu i ARN—i kryhet me anë të enzimave apo ribozomeve (janë ARN të vogla të cilat i presën intronet nga zinxhiri plus Sn ARN, small nuclear RNA=splisosomet). Kështu që splisosomet, i presën intronet dhe i bashkangjesin eksone( njëra me tjetrën, prej të cilave do të formohet ARN-i d.m.th se pjesët e mbetura të ARN, quhen eksone (segmente të ARN që kodojnë), të cilat ngjiten njëra me tjetrën për të formuar mesazherin funksional.