ad

Wednesday, April 1, 2015

Vetitë fizike të qelizës

Vetitë fizike të qelizës

Për nga përbërja e sajë citoplazma qelizore është masë me perzierje tretsirash koloidale, me tretësira tjera të vërteta. Në tretësirat koloidale bëjnë pjesë proteinat dhe materiet tjera organike, kurse në trctësirat e vërteta bëjnë pjesë kripërat dhe përbërësit tjerë inorganik. Te tretësirat e vërteta partikulet e tretura janë të tejdukshme dhe kanë përmasa më të vogla se 0,001 pm. Në tretësirat koloidale partikulat e tretura kanë dimensione mes 0,1- 0, 001nm. dhe kontaktojnë me një sipërfaqe relativisht të madhe me ambientin përreth. Ndonëse shumë reaksione kimike kryhen në sipërfaqe të këtyre partikuleve, kuptohet se tretësirat koloidale kanë veti fiziko-kimike më të përshtatshme për zhvillimin e tyre. Tretësirat koloide mund të ndodhen në gjendjen sol dhe gel.

Kalimi prej gjendjes sol në atë gel dhe anasjelltas janë procese të kthyeshme dhe të vazhdueshme, gjë që varet nga gjendja ñziologjike e qelizës. Gjatë tkurijeve të muslcijve, në qelizat muskulore ndodh kalimi nga gjenda so! në atë gel, kurse kur formohen pseudopodet e amebës, ndodh e kundërta.

Gjendja koloide e citoplazmës përcakton edhe viskozitetin e saj. Në shumicën e qelizave, matriksi citoplazmatik ka viskozitet 5- 10 herë më të madh se uji. Viskoziteti rritet gjatë dëmtimit të qelizës, pas pllenimit të qelizave seksuale femërore, gjatë periudhës se ndarjes qelizore etj. Në disa qeliza është vënë re se përveç tretësirave koloide ka edhe kristale të lëngëta siç janë; laistalet e lipideve. Kristalet e lëngëta zënë pozicion mes lëngjeve dhe kristaleve. Ato gjenden në spennatozoide, eritmcite, në qelizat nervore dhe qelizat e rctinës së syrit.

Gjendja ñziko-kimike e citoplazmës është shumë e paqëndrueshme (labile). Duke vepruar me :agjent të ndryshëm mekanik, termik, kimik etj. gjendja e saj ndryshon. Ndryshimet që ndodhin në fillim quhen paranekrotike (pas vdesjes). Paranekroza shoqërohet me rritje të viskozitctit të pënëritjes dhe aciditem të citoplazmëst.