ad

Friday, March 13, 2015

LIGJET THEMELORE TË KIMISË

LIGJET THEMELORE TË KIMISË

Ligji i ruajtjes së masës.
Kimisti francez A.L. Lavoisier kah fundi i shek 18 duke perdorur peshoren ka bërë një numër të madh të eksperimenteve prej të cilëve ka nxjerrë përfundime të cilat nuk ka në qenë të njohura deri atëherë. Ai e ka nxehur oksidin e merkurit me ngjyrë të kuqe me ç'rast e ka zbërthyer ne dy produkte: merkur metalik dhe oksigjen të gaztë. Me matje të kujdesshme ai ka gjetur se masa e produkteve ka qenë e barabarte me masën e oksidit të merkurit me cilin kishte filluar. Lavoazie e përmblodhi zbulimin e tij në ligj: Gjate ndonjë reaksioni kimik masa e përgjithshme e substancave mbetet konstante.

Kimisti gjennan H. LANDOLT 100 vjet më vonë me matje precize, konstatoi se për nje numër të madh të reaksioneve kimike nuk ndodhë asnjë ndryshim në masën e sistemit pas reaksionit kimik. Me fjale tjera, sipas eksperimenteve të Landoltit ligji është në rregull për 1 ndaj 10 000000. Për matje më të sakta të masës ky ligj nuk do të vlente.