ad

Friday, March 13, 2015

Radioaktiviteti

Radioaktiviteti

Jo shumë kohë pas zbulimit të Rentgenit, Antoine Becquerel (1896), një profesor i fzikës në Paris, filloi të studiojë vetitë fluoreshente të substancave. Papritur, ai zbuloi se nëse pllaka fotografike e mbështjellë me letër të zezë i ekspozohet komponimit të uranit, ajo do të nxihet edhe nëse nuk janë të pranishme rrezet katodike. Ashtu sikurse rrezet X, rrezet nga komponimi i uranit kishin energji të lartë dhe nuk devijonirt nga magneti, por për dallim nga rrezet X, ato ishin të krijuara spontanisht. Një nga studentët e Becqerelit, Mane Curie, sugjeroi që emitimi apo rrezatimi spontan i grimcave të quhet radioaktivitet. Rrjedhimisht, çdo element që spontanisht lëshon rreze është radioaktiv.

Hulumtimet e mëtejshme nga Emest Radherford zbuluan se nga degradimi ose zbërthimi i substancave radioaktive prodhohen tre lloje të rrezeve. Dy lloje të rrezeve shmangeshin nga pllakat metalike të ngarkuara me ngarkesa të kundërta. Rrezet alfa (a) përbëhen nga grimca të ngarkuara pozitivisht, për këtë arsye shmangen nga pllaka pozitive. Rrezet beta (B), Ose grimcat B, janë elektrone dhe shmangen nga pllaka e ngarkuar negativisht. Lloji i tretë i rrezatimit radioaktiv përbëhet nga rreze me energji të lartë të quajtura. rreze 1. Ashtu sikurse rrezet X, rrezet y nuk kanë ngarkesë dhe nuk ndikohen nga fusha e jashtme elektrike ose magnetike.