Muri qelizor
Muri qelizor paraqet komponentë të rëndësishme strukturale për mikroorganizmat. Ai e mbron qelizën nga faktorët e ambientit të jashtëm dhe ia përcakton formën asaj. Vetëm një numër i vogël i mikroorganizmave (mikoplazmat dhe disa protozoar) nuk posedojnë mur qelizor. Përbërja e murit qelizor është mjaft e ndërlikuar dhe specifike për grupe të veçanta të mikroorganizmave. Marrë në përgjithësi, muret qelizore te shumica e mikroorganizmave, janë të ndërtuar nga dy lloje të komponentëve: më shumë ose më pak njeta e organizuar prej mikrofilamenteve (komponentë strukturale) dhe matriksi në të cilin janë të zhytur mioñbrilet. Struktura e këtillë, të rikujton betonin me armaturë në të cilin mikrofilamentet paraqesin amaturën, kurse matriksi çimenton e agreguar.
Në përbërje të murit qelizor të qelizave bakteriale hyjnë lloje të ndryshme të polimereve. Disa prej përbërësve janë specifike vetëm për lloje të caktuara të mikroorganizmave. Për këtë arsye, përbërja kimike e mureve qelizore është e rëndësishme për dallimin e llojeve të veçanta të mikroorganizmave dhe sistematizimin e drejtë të tyre.