SUBSTANCAT E PASTRA DHE PËRZIERJET
Substarrca e pastër është materia që ka përbërje të definuar apo konstante dhe veti të veçanta. P.sh. uji, argjendi, etanoli, kripa e kuzhinës, dioksidi i karbonit, etj. Substancat ndryshojnë nga njëra tjetra në përbërje dhe mund të identifikohen nga pamja e tyre, era, shija, dhe vetitë e tjera. Përzierja është një kombinim i dy ose me shumë substancave të pastra në të cilën substancat ruajnë identitetin e tyre të veçantë. Disa shembuj janë: ajri, pijet e ëmbla, qumështi, çimentoja, etj. Përzíerjet nuk kanë përbërje të përhershme. Prandaj, mostrat e ajrit të mbledhura në qytete të ndryshme mund të ndryshojnë në përbërje për shkak të dallimeve në lartësi, ndotje e kështu me radhë.