Muri qelizor te algat
Muri qelizor te algat ka ndërtim krejtësisht tjetër. Te numri më i madh i algave, mikrofilamentet strukturale përbëhen nga Celuloza. Te disa alga në vend të celulozës janë gjetur lloje tjera të polisakarideve si për shembull ksilanet dhe mananet. Matriksin e murit qelizor të algave e përbëjnë shumë lloje të polimerëve, Më së shumti ka heteropolisakaride dhe diçka më pak proteina dhe lipide. Për shembull te alga Chlorella pyrenoidosa matriksi është kryesisht i përbërë prej galakforamnanit.