ad

Thursday, April 2, 2015

Muri qelizor te kërpurdhat

Muri qelizor te kërpurdhat

Muri qelizor te kërpudhat është kryesisht i ndërtuar prej polisakarideve. Në sasi më të vogla përmbajnë proteina, lipide dhe përbërës tjerë. Te kërpudhat me micel, pjesa strukturale e murit qelizor (mikroñlamentet) është e ndërtuar nga lloje të ndryshme të polisakarideve. Te kërpudhat e ulëta prej kitine (polimer i N-acetil glukozaminit) ose nga kitozani (polimeri i glukozaminit të paacetiluar ose pjesërisht të acetiluar). Rrjeta prej mikrofibrileve është e zhytur në matriks, substancë që kryesisht përbëhet prej polisakarideve të tipit a-glukaneve, mananít dhe galaktanit, si dhe sasi të konsiderueshme të proteinave dhe lipideve.

Muri qelizor i tharmit të bukës është gjithashtu kryesishtl ndërtuar prej polisakarideve. Më së shumti janë prezent polimerëte degëzuar të manozës (mananet) dhe glukoza (glukanet). Në murin qelizor të Saccharomyces cerevisiae, sasia e përgjithshm 5 përbërësve të këtillë arrijnë rreth 85%.