ARN- ribozomale (ARN-r)
ARN-r përshkruhet në bërthamë dhe pastaj shoqërohet me proteinat e bërthamës për të formuar ribozome në citoplazmë dhe përbën afro 90% të ARN-r në qelizë dhe është komponim esencial i ribozomeve që kryen leximin e radhitjes së bazave-kod të ARN-i dhe bën përkthimin e tripletit në një varg aminoacidesh të caktuara gjatë sintezës së proteinave. Çdo ribozom përbëhet prej dy subnjësive (nënnjësive- një e vogël dhe një e madhe) të ndara në citoplazëm. Ato bashkohen në vendet ku kryhet sinteza e proteinave. Sinteza e të gjithë ARN-ve, katalizohet nga enzima ARN- polimerazë (nukleotidiltransferaza) në të cilin rast është e nevojshme edhe prezenca e ADN-së si kallëp amë. Në qelizat eukariote (tek njeriu), shumica e gjeneve janë segmente që kodojnë apo eksone të ndërprera prej disa segmenteve që nuk kodojnë (jo informative) të ashtuquajtura introne të cilat përbëhen prej 60-100 000 nukleotideve në gjatësi. lntronet kanë funksion të panjohur, janë regjíone të ADN-së që nuk kodojnë për sintezën e proteinave, janë të vendosur midis regjioneve qe kodojnë (eksoneve, 100-300 bazave në gjatësi) për sintezën e proteinave. Ndërsa prokariotët janë organizma me qeliza pa bërthamë të diferencuar mirë (d.m.th materiali i nukleusit është i shpërndarë nëpër qelizë) si p.sh mikroorganizmut. Bakteret kanë vetëm një kromozom pa mitokondrí (janë organele me membranë), por kanë citoplazmë, nukleoid, membranë qelizore, ribozome dhe murin qelizor.