ad

Friday, March 13, 2015

ELEMENTET DHE KOMPONIMET

ELEMENTET DHE KOMPONIMET

Kimistët kanë izoluar dhe karakterizuar rreth 9 milion substanca të pastra. Një numër shumë i vogël i tyre, saktësisht 117, janë të ndryshme nga të gjitha të tjerat. Ato janë elementet. E gjithë pjesa tjetër e mbetur, janë komponime. Çka e dallon një element nga komponimí?

Elementi kimik është substancë e pastër e thjeshtë që me metoda të ndryshme fizike dhe kimike nuk mund të zbërthehet në substancë tjetër të pastër me përbërje kimike të re. Deri sot janë te njohur 117 elemcnte kimike. Në temperaturë dhe shtypje normale 11 elemente janë gaze (Hz, O2, N2, F2, C12, He, Ar, Kr, Xe dhe Ra), 2 janë lëngje (bromi dhe mcrkuri), ndërsa të tjerët janë substanca te ngurta.