Kuantizimi i energjisë
Në vitin 1900 Maks Plank lansoi një ide shumë të guximshme me çrast filloi nje erë e re në fizikë. Derisa fizikanët klasikë mendonin se energjia e rrezatimit është e kontinuar (mund të emitohet apo absorbohet në çfardo sasie), Planku duke u bazuar nga të dhënat e rrezatimit të trupit absolutisht të zi propozoi që energjia e rrezatimit mund të emitohet ose absorbohet vetëm në sasira diskrete. Sasinë më të vogël të energjisë që mund të emitohet apo absorbohet në formë të rrezatimit elektromagnetik Planku e quajti kuant (foton).