Numri i kromozomeve
Numri i kromozomeve ndryshon, mirëpo është konstante dhe specifike për vet llojin. Në qelizat somatike të gjitha kromozomet gjenden në çifte. Kësisoj njeriu posedon 23 çifte të kromozomeve do të thotë gjithsej 46 kromozome. Kromozomet e një çifti i shënojmë si kromozome homologe që kanë origjinë njëri prej babait tjetri prej nënës. Mirëpo, te gjinia mashkullore dhe te ajo femërore, kromozomet e një çifti dallohen mes veti me anë të simboleve. Ato të gjinisë mashkullore shënohen me shenjat x,y ndërsa ata të gjinisë femërore shënohen me shenjat x,x. Kromozomet e ketij çifti gjegjësisht të çiftit të 23, i quajmë kromozome të gjinisë, kurse 22 çiftet e tjera kromozome autozomale.