ad

Wednesday, April 1, 2015

Lidhja kontaktuese (tight junction)

Lidhja kontaktuese (tight junction)

Ekzistojnë te një numër i madh i qelizave epiteliale. Plazmalema e këtyre qelizave karakterizohet me praninë e qelizave speciale, në formë të shirítit të ngushtë për rreth qelizave. Këto regjione kanë aftësi që në praninë e llojeve speciale të proteinave integrale transmembranore të membranës qelizore, të koncentrohen në regjionin e zonullës e cila lidhet apo kontakton mbi të ashtuquajturën proteinë e zonulla okludensit, që janë të shpërndara në formë të gjerdaneve të cilët përbëjnë disa njeta shtresore. Efekti përfundimtar i proteinave intermembranore të qelizave fqinje, ka aftësi të madhe për të dy membrana fqinje te zonulla ocludensit kështu që, në atë pjesë nuk ekziston hapësirë intracelulare.

Në vendin e zonulla ocludens-it nuk është i mundur depërtimi i joneve dhe i molekulave ndërmjet dy hapësirave intracelulare. Këto lidhje takohen te qelizat e indeve epiteliale, të cilat mbështjellin zbrazëtira të llojllojshme në trup p.sh. hapësirën e zorrës së hollë, kanalet veshkore, të lukthit, ezofagut etj.