ad

Thursday, April 2, 2015

Ngopja e qelizes

Ngopja e qelizes

Sistemi bartës i materieve quhet edhe si sistem i ngopur atëherë kur të gjithë molekulat banëse janë duke operuar me një shpejtësi maksimale (apo me një transport maksimum) dhe nuk mund të transportojnë më tepër. Numri i bartësve nuk rritet pa marrë parasysh gradientin e përqendrimit si p.sh. difuzioni i Na nga jashtë brenda qelizës ndihmohet nga proteina (difuzion i lehtësuar apo ndihmuar), kështu Na merr me vete (kotransporton) edhe lëndë tjera, si glukozën, aminoacide dhe shumë jone të tjera.

Vetë molekulat e glukozës nuk mund të lidhen për molekulat bartëse dhe e kundërta. Sepse disa materie lidhen për bartësin (mbajtësin) në anën e jashtme të qelizës, dhe me ndihmën e këtij bartësi depërtojnë nëpër membranë, ku pastaj në anën c brendshme të membranës çlirohen, kurse i njëjti bartës pastaj shfrytëzohet për transportin e Na, aminoacideve etj. Pastaj bartësi merr përsëri formën e mëparshme, për të lidhur dhe transportuar sasi tjera të glukozës. Në këtë rast lëndët lëvizin në një drejtim, nga një vend me potencial elektrokjmik më të lanë, në atë më të ulët. E gjithë kjo varet nga diferenca e përqendrimit në të dy anët e membranës, dhe prezenca e disa lëndëve tjera si p.sh. transportimi i glukozës rritet 7-I0 herë në prani të hormonit insulinë, i prodhuar nga gjëndra e pankreasit.