ad

Wednesday, April 1, 2015

Proteinat e membranës qelizore

Proteinat e membranës qelizore

Shumica e këtyre proteinave janë (të tipit të globulinave) të futura në brendinë e membranës (kanë lëvizje të lira) lipídike dyshtresore. Proteinat luajnë rolin themelor në veprimtarinë specifike të membranës qelizore.

Disa prej këtyre proteinave kanë grupe polare (hidrofile), në të dy anët të bashkuara në pjesën qendrore apolare (hidrofobe), e cila shtrihet në tërë gjatësinë e membranës qelizore. Varësisht prej asaj, se si proteinat janë të lidhura me shtresën lipidore, këto proteina klasifikohen në proteina sipërfaqësore (kanë vetëm sipërfaqen hidrofile) dhe integrale transmembranore, të cilat zhyten në membranë, duke e përshkuar atë. Proteinat transmembranore integrale, dallohen me atë se kanë kanale speciale (porre) për transportimin e molekulave. Këto kanë edhe sipërfaqe hidrofobe dhe hidrofile. Ndërsa disa proteina tjera vetëm sa dalin pak mbi apo nën sipërfaqen e membranës.