Simport (kontrasporti)
Kotransporti (ndihmës) quhet procesi kur dy tnolekula (zakonisht Na+ që rrit añnitetin për glukozë, me zvogëlimin e sasisë së Na zvogëlohet edhe afiniteti i glukozës) udhëtojnë në drejtim të njëjtë, nëpër membranën qelizore, në të njëjtën kohë me anë të transportit aktiv si p.sh. hyrja e aminoacideve, glukozës dhe fruktozës nëpër qelizat e murit të traktit digjestiv dhe tubuleve (gypthet) renale, duke shfrytëzuar jonet e Na+. Në lumenin e qelizës së zorrës hyrja e Na+ në citoplazmën e qelizës bëhet me difuzion të thjesht, kurse e glukozës me difuzion të lehtësuar. Meqenëse, glukoza ndihmohet nga hyrja e Na+, mu për këtë quhet transportim dytësor. Por, dalja e Na* nga qeliza për në gjakun kapilarë, kryhet me anë të transportit aktiv parësor.