Transporti aktiv (lëvizsnhmëria aktive e molekulave)
Transporti aktiv është proces gjatë të cilit bëhet bartja e molekulave përmes membranës qelizore, në drejtim të kundërt të gradientit elektrokimik. Procesi i transportit aktiv dallohet nga difuzioni, ngase për t’u zhvilluar ky proces duhet burim i përhershëm i energjisë, gjatë të cilit molekulat lëvizin në drejtim të njëanshëm ose shpeshherë në drejtim të kundërt të gradientit elektrokimik. Për t’u mbisunduar ky gradientit është e nevojshme të shpenzohet energjia. Si burim i energjisë, shfrytëzohet molekula e lartë energjetike në formë të ATP-së.