Transkrintimi te eukariotët
Derisa te bakteret ARN sintetizohen me transkriptim direkt të ADN, te eukariotët shumica e transkripteve modifikohen domethënë përpunohen në bërthamë para se të transportohen në citoplazmë si ARNi të díferencuara, të cilat do të shërbenin si bartës të informacioneve për sintezën e proteinave. Për dallim nga bakteret te të cilat transkriptimi dhe translatimi zhvillohen praktikisht në të njëjtën kohë, te eukariotët këto procese edhe në aspektin kohor por edhe hapësinor janë të ndarë. Mbështjellësi i bërthamës posedon rolin që të pamundësoj lidhjen e ribozomeve për transkriptet, para se ky të përpunohet dhe të bëhet molekulë funksionale e ARN-së.
Në bërthamat e qelizave eukariote ekzistojnë tre lloje të ARN polimerazave: ARN polimeraza I, ARN polimeraza II dhe ARNpolimeraza III.
Secila prej këtyre enzimave përbëhet nga numër i madh i subnjësive: dy të mëdha dhe 12 të vogla. Sikurse enzima bakteriale, edhe ARN polimerazat eukariote janë molekula me formë jo të rregullt, me kanal nëpër të cilin kalon ADN. ARN polimeraza bakteriale, megjithatë, për dallim nga enzimat eukariote, është mjaft aktive në sistemin in vitro. Për aktivitetin e sajë është e domosdoshme prania e ADN, kurse aktiviteti i enzimave eukariote varet nga prezenca e një varg faktorësh shtesë.
Kjo ka qenë arsyeja, për të cilën deri në vitin 1979 nuk ishte e mundur që të hulumtohet in vitro mekanizmi i transkriptimit te eukariotët. Krahas ARN polimerazave bërthamore, qelizat eukariote përmbajnë edhe ARN polimeraza në organelet, siç janë mitokondriet dhe kloroplastet. Enzimat e organeleve dallohen nga ato bërthamore.
Secila nga tri ARN polimerazat bërthamore në qelizat eukariote _transkripton grupe të ndryshme të gjeneve. ARN polimeraza II transkripton gjenet strukturale që do të përkthehen në proteina. Dy polimerazat e tjera sintetizojnë ARN që janë k0mp0nentë të aparatit translatues qelizorë: ARN polimeraza I sintetizon ARN ribozomale të mëdha (I 8S dhe 28S).