ad

Friday, November 21, 2014

Aftesia rezonuese e mikroskopit

Aftesia rezonuese e mikroskopit

Karakteristike kryesore e nje okulari optik si pjesë themelore e një mikroskopi nuk është aftësia e tij për të zmadhuar objektin që vrojtohet por aftësia për rezonimin e tij domethënë aftësia që të perkufzoje dy objekte te afërta. Aftësia rezonuese e mikroskopit karakterizohet me distancën më të vogël mes dy objekteve dhe shënohet me shkronjën "D".

Mikroskopi me aftësi rezolutive më të madhe dhe me distancë “D” të vogël, ka aftësi që të jap zmadhim maksimal. Në mikroskop mund të arrihet zmadhimi që e tejkalon madhësinë rezolutive të tij ashtu që, krejt kjo është joefikase dhe nuk vrojtohet diçka e re në objektin që hulumtohet.

Duke u nisur nga të dhënat e lartpënnendura mund shihet se, përsosmëria e mikroskopit si instrument për hulumtimet në objektet e vogla hulumtuese mund të arrihet me ndryshimin e tre parametrave kryesorë:

a) Me zvogëlimin e giatësisë valore të rrezeve optike (të dritës)
b) Me zmadhimin e këndit te okularit
c) Me zmadhimin e indeksit refraktor (L) të mjedisit në mes objektit dhe okularit

Me përsosmërinë e mikroskopit optik janë fituar vlera optimale të këtyre parametrave si p.sh. lambda me rreze të dritës prej 0,4-0,7 nm. Rezonimi maksimal i mikroskopit më të përsosur optik është 0,2 nm. Në të vërtetë zmadhimi efektiv maksimal është 2000 herë më i madh.

Për dallim nga mikroskopi optik, ai elektronik shfrytëzon tufe të elektroneve të shpejta, të cilët karakterizohen me lambda shumë të vogla. Edhe pse përsosmëria e teknikës së mikroskopit elektronik është më e madhe, përsëri nuk janë arritur vlera më të mëdha sesa me atë optik. Mikroskopët bashkëkohor elektronik kanë gjatësi valore prej 0,001 nm dhe zmadhim maksimal efektiv prej 2 milion herë.

Kontrasti i objektit qe vrojtohet

Parakusht i dytë nga i cili varet suksesi i analizës mikroskopike është kontrasti i objektit që bën dallimin mes objektit që hulumtohet dhe ambientit ku është i vendosur obj ekti. Kontrasti i obj ektit që vrojtohet varet nga aftësia e tij për absorbim, për përthyerje ose për sprapsjen e rrezeve të dritës. Materiali biologjik, molekulat e të cilit karakterizohen me dendësi të vogël si dhe me përmbajtje të madhe atomike, karakterizohet me kontrast shumë të vogël të objektit që vrojtohet.