ad

Friday, November 21, 2014

Metodat per hulumtimin e qelizes

HULUMTIMET SHKENCORO-TEKNIKE NË BIOLOGJINE QELIZORE

Metodat e hulumtimit shkencor- teknik në biologjinë qelizore

Shkencat bashkëkohore mbi qelizën paraqesin një kompleks multidioiplicinar në lëmin e biologjisë, që kanë për detyrë të studiojnë organizimin molekular të qelizës, organizimin struktura] dhe mekanizmin funksional të sajë etj. Për rëndësinë e kësaj detyre, në biologji shfrytëzohen hulumtimet teknike të shumë disiplinave biologjike si ajo e citologjisë klasike, histologjisë, mikrobiologjisë, gjenetikës dhe biokimisë molekulare.

Metodat më të rëndësishme në shfrytëzonen nër hulumtimin e uelízës ndahen në 4 grupe:

1. Përdorimi i metodave mikroskopike
2. Kultivimi dhe shfrytëzimi i qelizave dhe indeve jashtë organizmit
3. Izolimi dhe fraksionimi i organeleve qelizore
4. Manipulimi me gjene ose inxhinieringu gjenetik.

Metodat mikroskopike

Mikroskopi optik- Qeliza paraqet një objekt të vogël hulumtimi, dimensionet e së cilës janë para kufirit të të pamurit të syrit të njeriut, prandaj edhe paraqitja e citologjisë si shkencë është e lidhur ngushtë me paraqitjen e mikroskopit aty kah mesi i shekullit XVIII, dhe është drejtpërdrejt e varur nga mikroskopimi dhe teknika e mikroskopimit. Qëllimi i analizës mikroskopike është zbulimi dhe kufizimi i sa më shumë njësive strukturale të qelizës. Përfitimi i mirë dhe i qartë i fotografisë mikroskopike në objektin në të cilin vrojtohet, varet nga aftesia e rezonimit të mikroskopit dhe nga kontrasti i objektit që hulumtohet.