ad

Saturday, November 22, 2014

Mikroskopia e drites

Te mikroskopia e dritës të gjitha teknikat preparuese mund të ndahen në dy grupe:

1. Teknika e preparateve native (të thjeshta) - njëra nga përparësitë e mikroskopit optik qëndron në atë se mund të vrojtohet qeliza e gjallë, gjegjësisht indi i freskët, ngase rrezet e dntës nuk janë të dëmshme për materien e gjallë biologjike që do të vrojtohet. Te preparatet native indet gjegjësisht qelizat e gjalla vendosen në ambientin përkatës në bazën e qelqit objektiv, që në të shumtën e rasteve kanë gropëza speciale për vendosjen e qelizave me qëllim që qeliza të ketë mundësi pa pengesë të lëviz, të zhvillohet dhe të kryejë funksionet e saja jetësore. Materialit biologjik më pastaj i shtohet suspenzion i caktuar fiziologjik dhe mbulohet me qelq mbulues.

Zmadhimi i kontrastit te preparatet native arrihet në dy mënyra:

a) Mënyra e parë e zmadhimit të kontrastit është zbatuar në teknikën e ngjyrosjes e cila te qelizat e gjalla kryhet në atë mënyrë që në mjedisin në të cilin janë të vendosura qelizat shtohen ngjyra që nuk e dëmtojnë qelizën, por që kanë aftësi të futen në qelizë dhe të akumulohen në disa organele të saja (metoda e ngjyrosjes). E tillë është ngjyra e gjelbër e theksuar, e cila akumulohet në mitokondrie dhe i bën ato qartë të dukshme në mikroskop.

b) Me përdorimin e llojeve të ndryshme në sistemin optik të mikroskopëve janë të montuar modifikime te ndryshme optike që shërbejnë për zmadhimin dhe vrojtimin e objekteve të ndryshme.

Të tilla janë:
a) mikroskopi fazor - kontrastues
b) mikroskopi polarizues dhe
c) mikroskopi interferent me fushë të errët d) mikroskopi fluorescent

a) Mikroskopi fazor—kontrastues- përdoret për të vrojtuar preparate të pangjyrosura ose qeliza të gjalla, siç janë ato të kulturës në qelqin objektiv. Strukturat intraqelizore të qelizave të galla nuk mund të shihen në mikroskopët e zakonshëm, sepse këto struktura kanë pothuajse të njëjtin indeks refraktor të dritës me atë të citoplazmës, domethënë nuk ka kontrast mes strukturave qelizore dhe citoplazmës dhe vrojtimi nuk mund të jetë i suksesshëm. Mikroskopi me kontrast faze (fazor-kontrasti) ka aftësi që ta shton diferencën e kontrastit ndërmjet strukturave të ndryshme brendaqelizore në një ambient të tillë, që ato të bëhen të dukshme. Secili mikroskop i zakonshëm mund të kthehet në mikroskopin fazor-kontrastues sepse në vend të kondensatorit të mikroskopit të zakonshëm shtohet një pajisje e veçantë për të bërë kontrastin e strukturave qelizore dhe citosolit qelizor.

b) Mikroskopi polarizues- ky mikroskop është i përshtatshëm për vrojtimin e strukturave birefraktoriale, që kanë veti polarizuese për rrezet e dritës domethënë dy rreze drite japin një të vetme. Polarizimi i dritës arrihet përmes prizmave të Nikolit që përbëhen nga prizmat me kalcite dhe balsam. Si të tilla strukturat janë lëndë kristaline dhe gjysmëkristaline që gjenden në disa nga indet, siç është indi ashtëror, në disa struktura me simetri lineare, siç janë ñjet muskulore të indit muskulor, fij et nervore të indit nervor, ciliet dhe flagjelatet te qelizat dhe organizmat që përmbajnë këto struktura me jsimetri radiale, siç janë vezikulet me yndyrë (paraplazma qelizore) që janë të vendosura në citosolin qelizor.

c) Mikroskapi interferent me fushë te errët- mikroskopi i tillë punon me burim të fuqishëm drite me drejtim të pjerrët me qëllim që kjo të mos hyjë në lentën e objektivit, prandaj fusha e shikimit mbetet me sfond (prapavijë) të errët. Objekti i vrojtimit reflekton pak dritë që në kushtet e fushës së errët bëhen të dukshme. Në këtë mënyrë mundësohet vrojtimi i grimcave shumë të vogla të cilat nuk mund të shihen me mikroskop të zakonshëm. Parimi i punës së këtij mikroskopi është më fenomene, kur nëpërmes të dhomës së errët kalojnë një tufe rreze drite. Në këtë tufe rrezesh mund të shihen grimca shumë të vogla pluhuri, meqenëse sfondi është i errët. Në një ambient të dhomës së ndritur, këto grimca nuk mund të shihen prandaj, principi i punës së këtij mikroskopi është i tillë që të shfrytëzoj fushën e errët për mikroskopim.

d) Mikroskopi fluoreslzent— Mikroskopi i këtillë si burim drite përdor rrezet ultraviolete dhe mund të vrojton objekte që kanë fluoreshencë natyrore siç janë fijet kolagjene, fijet elastike, kërcën e indit lidhor kërcor etj. Mikroskopët fluoreshent përdoren për vrojtime specifike sikurse vrojtimi i vendit ku lidhen antitrupthat me antigj enet ka lëndë fluoreshente.