ad

Monday, November 24, 2014

Preparatet histologjike (te gatshme)

Prenaratet histologjike (te gatshme)
Qelizat shtazore të cilat janë të organizuara në inde analizohen me ndihmën e preparateve histologjike, të cilat paraqesin prerje të hollë të indit i cili vendoset në pllakën e qelqit objektiv dhe mbulohet me qelq mbulues. Qelqi objektiv dhe ai mbulues janë të ngjitur mes veti me një materie (glicerina ose smollë për lyerj e) që e ka indeksin e përthyerjes të ngjashëm me atë qelqit. 

Varesisht nga mënyra se si murid të përgatiten peeparatet histologjie, preijet mund të jenë të ngrira parafine. Ngrirja e indeve bëhet me ndihmën e aparatit special qe quhet kriostat, te të cilët bëhet ngritja e shpejtë e indit në temperatura shumë të ulëta edhe atë, ashtu që indi do të shndërrohet ne bllok të ngrirë shumë të fortë, i cili pastaj pritet në pjesë shumë te holl me ndihmen e nje vegle te posacme te quajtur mikrotom.
Prerjet e fituara me trashësi prej 7-10 nm montohen në qelqín objektiv dhe pastaj bëhen të gatshme për vrojtim. Kjo teknikë mikroskopike më së shpeshti shfrytëzohet për analiza histo-kimike me ndihmën e të cilave kryhet identifikimi i strukturave të caktuara qelizore dhe indeve qe karakterizohen me veçori të posaçme kimike. 
Prerjet parafine 
Përgatiten në atë mënyrë, që indi i caktuar së pari preparohet nga vendi i caktuar i organizmit dhe më pastaj ai trajtohet me ndihmën e reagjentëve kimik, të cilët kanë aftësi që shpejt të depërtojnë në qelizë dhe në pjesët përbërëse të saj ashtu që ato fiksohen me fiksativ të posaçëm dhe pastaj konservohen deri në atë gjendje në të cilën kanë qenë edhe më parë. Këto reagjentë kimik janë si fiksativ, dhe më së shpeshti nga këto shfrytëzohen: alkooli, formalina, aldehidi etj. 

Me këto fiksative mund të arrihet konservimi i strukturës së qelizës dhe pastaj të vrojtohet.