Shpesh herë kam thënë se kariera e ime e ilustratorit medicinal, prej gadi 50 vite, ka qenë një lloj i „aktivitetit të orientuar" në atë kuptim se është zhvilluar si përgjigje ndaj dëshirave dhe kërkimeve të profesionit mjekësor. Gjat atyre viteve bëra gati 4000 ilustrime, kryesisht për The Ciba Collection of Medical lllusrtation, por edhe për Clinical Simposia.
Ato vizatime ishin të lidhura me lëmi të ndyrshme të diturisë medicinale, siç është anatomia, histologjia, embriologjia, fiziologjia, patologjia, proçedurat diagnostike, teknikat kirurgjike dhe terapeutike dhe manifestimet klinike të sëmundjeve të ndryshme. Mirëpo, sa më tepër që kalonin vitet, gjithnjë e më shumë kishte kërkesa nga ana e mjekëve dhe studentëve për të bërë pregaditje për një atlas anatomik të pastër. Kështu u përpilua Atlasi që është para jush, jo si inspirim i imi, por si shumica e punimeve të mia të mëherëshme, si përmbushje e dëshirës së medicinarëve.
Atlasi përbëhet gadi prej të gjitha ilustrimeve që i kam përpiluar me vite të tëra, duke i përzgjedhur ato që i takojnë anatomisë, duke i rregulluar dhe organizuar sipas sistemeve dhe regjion- eve, duke i përshtatur sipas madhësisë dhe hapsirës së faqes dhe duke i futur në një rradhitje logjike. Anatomia gjithsesi nuk ndryshon, por ndryshon kuptimi i ynë dhe rëndësia klinike e anatomisë, si edhe terminologjia dhe nomeklatura anatomike. Kjo gjë ka kërkuar modernizimin e plotë të shumicës së vizatimeve të vjetra, bile edhe revidimin e shumicës së tyre me qëllim që t'i përshtaten ekspansionit aktual të praksës medicinale dhe kirurgjike. Poashtu, zbulova se kishte patur lëshime në prezentimin e diturisë mjekësore të paraqitur tek vizatimet të cilat i kisha punuar më herët dhe kjo ishte vendimtare që të vizatoj sa më shumë ilustrime të reja që janë të kyçura në këtë libër.
Duke përpiluar një Atlas të këtillë, me rëndësi është që të arrihet mesi i artë në mes të ndër- likueshmërisë dhe thjeshtësisë. Nëse vizatimet janë për së tepërmi të komplikuara, kuptimi i tyre mund të bëhet i rëndë dhe habitës; nëse janë tepër të thjeshtësuara mund t'ju mungojë tërësia e sqarimit, bile edhe mund të dezorientojnë. Prandaj jam përpjekur për të arritur nivelin mesatar të realitetit, pa grumbullin e detajeve mbingarkuese. Shpresoj se studentët dhe pjestarët e profesion- it medicinal dhe profesioneve të ngjajshme do t'i përjetojnë ilustrimet si të lehta për t'i kuptuar, mësimdhënëse dhe të dobishme.
Botuesi dhe unë menduam që të bashkangjesim edhe parathënien e ndonjë Anatomi të jashtëzakonshëm dhe të famshëm, mirëpo të atille' kishte aq shumë sa që nuk mundëm t'a zgjed- him asnjërin prej tyre. Menduam edhe në personalitete si Vesalius, Leonardo da Vinçi, William Hunter dhe Henry Gray të cilët fatkeqësisht janë të paaritshëm, por unë sinqerisht pyetem se çka do të thonin ata për këtë Atlas.