NDRYSHIMET E MATERIES
Ndryshimet e materies janë dukuri të zakonshme dhe të njohura. Ndryshimet ndodhin kur tretet ushqimi, digjet letra, mprchct lapsi, etj. Ashtu sikurse vetitë e materies, ndryshimet e materies klasifikohen në dy ktegori: fizike dhe kimike. Ndryshimi fizik është proces në të cilin substanca ndryshon formën fizike por jo përbërjen kimike të saj. Gjatë ndryshimit fizik asnjëherë nuk formohet substancë e re. Ndryshimi i gjendjes agregate është lloji më i zakonshëm i ndryshimit fizik, shkrirja, ngritja, avullimi, kondensimi, që të gjitha janë ndryshime të gjendjes. Në secilin nga këto procese, substanca ka ndryshuar vetem formën, ndërsa përbërja e substancës mbetet e njëjtë. Ndryshimi kimik është proces në të cilin substanca pëson ndryshim në përbërjen kimike të saj. Ndryshimet kimike gjithmonë përfshijnë shndërrimin e substancës në një ose..më shumë substanca të reja të cilat kanë veti dhe përbërje të ndryshme nga vetitë e substancës fillestare. Për shembull, objektet prej hekuri ndryshken nëse lehen të qëndrojnë në ajër me lagështi.