ATOMI ESHTE GRIMCE E EPERBERE
Ne bazë të teorisë atomike të Daltonit, atomin mund ta definojme si njësi të një elementi që mund të hyjë në reaksione kimike. Daltoui e kishte imagjinuar atomin si grimce' jashtëzakonisht të Vogël dhe të pandashme. Megjithate, një seri e studimeve që filloi kah vitet 1850 dhe që u zgjerua në shekullin e njëzet në mënyrë të qartë ka treguar se atomet kanë strukturë të brendshme, d.m.th. ato janë të përbërë nga grimca edhe më të vogla, të cilat janë quajtur grimca subtomike. Këto studime çuan në zbulimin e tri grimcave të tilla: elektruneve, protoneve dhe neutroneve. Prandaj, sot është e njohur se atomi nuk është grimce e pandashme, por është i ndërtuar nga grimca edhe më të vogla. Çdo atom është i ndërtuar nga bërthama atomike dhe mbeshtjellesi elektronik. Prej thërmijave që e përbëjnë bërthamën do ti pëmtendim vetëm protonet dhe neutronet, të cilat me një emër të përbashkët quhen nukleone (lat: nukIeus-berthamë). ndërsa mbeshtjellesin elektronik e përbëjnë elektronet.