TEORIA E ATOMIT DHE STRUKTURA E TIJ
TEORIA E DALTONIT PËR ATOMIN
Në shekullin e pestë para eres sone filozofi grek Demokriti shprehu idenë se materia përbëhet nga grimca shumë të vogla, të pandashme, të cilat ai quajti atome (greq. atomos - i pandashëm). Edhe pse ideja e Demokritit nuk u pranua nga shumë bashkëkohës të tij (veçanërisht Platoni dhe Aristoteli), provat eksperimentale nga hulumtimet e shumë autorëve tjerë siguruan "atomit" dhe kjo teori gradualisht u rrit në përkufizimet moderne për elementet dhe komponimet. Kjo më së miri u bë në vitin 1808 kur shkencëtari dhe mësuesi anglez John Dalton, formuloi një përkufzim të saktë për ndërtimine materies nga pjesë të pandashme që ne i quajmë atome. Puna e Daltonit shënoi fillimin e epokes moderne te kimise.