Bakteret
Bakteret janë me forma të ndryshme. Ato kanë ndërtim të thjeshtë të trupit, dhe në aspektin biokimik dallojnë dukshëm nga format e mëparshme. Përmbajnë në vete një garniturë enzimatike, permes së cilës kanë mundësi që vetvetiu ta bëjnë transformimin e energjisë dhe të shumë proceseve themelore biosintetike. Bakteret janë të afta të ekzistojnë të pavarura dhe të reprodukohen. Janë organizma heterotrof, në shumicën e rasteve janë organizma saprofit, kurse rrallëherë edhe si forma parazitare.