ad

Friday, March 13, 2015

Qelizat eukariote

Qelizat eukariote

Emrin e kanë marrë nga fjala greke; eu - e vërtetë dhe karion bërthamë. Nga vet fjala eukariote, do të thotë se këto qeliza e kanë bërthamën të diferencuar mirë. Nga pikëpamja evolutive janë si grup më i ri sesa qelizat prokariote dhe kanë organizim më të përbërë qelizor.
Gjenomi i qelizave eukariot përbëhet nga një ose më shumë zinxhirë të gjatë të ADN-së (polinukleotid të ADN-së), të cilat janë në asociacion me proteinat strukturale të quajtura histone. Para ndarjes së qelizave eukariote, shpërndarja e materialit gjenetik kryhet përmes rrugës së një mekanizmi më të ndërlikuar, që quhet mitozë.