Histonet
Molekula e ADN-së në kromozomet e qelizave eukariote (me nukleus), ka nevojë për prezencën e disa proteinave të ashtuquajtura histone, që luajnë rol në paketimin e ADN-se dhe strukturën e kromozomeve. Ndërsa proteinat e bërthamore qe nuk përmbajnë histone, mendohet se luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e gjeneve. ADN-ja kryen mbështjelljen e histoneve, për të formuar nukleozome, të cilat së bashku formojnë (një strukturë mjaft kompakte dhe të kondenzuar) kromatinën, prej të cilës formohen kromozomet.