Acidi dezoksi ribonukleik (ADN)
Acidet nukleike janë molekula organike më të mëdha të organizmit (bartin material të informacionit për sintezën e proteinave) të përbëra prej vargjeve të poli-nukleotideve me permbaktje te C, H, 02, N dhe P. Acidet nukleike luajnë rol në karakterin e përcaktimit të trashëgimisë (transkripcionit ose përshkrimit, translacionit ose përkthimin, ruajtjen e energjisë dhe në transferimin e molekulave.
Acidet nukleike janë polinukleotide të gjata të formuara nga bashkimi i shumë njësive të nukleotideve. Sasi të vogla të ADN-së dhe ARN-së gjenden edhe në mitokondritë e citoplazmës se qelizës.
Njësi themelore ndërtuese e acideve nukleike janë nukleotidet, e përbëra prej komponentëve te nuhura njëra me tjetrën me anë të sintezës së dehidratimit.