Kryqëzimi dihibrid
Mendeli, mbas shqyrtimit të trashëgimisë së një cifti tiparesh të kundërta, alternative si forma e kokrrës, ngjyra e kokrrës etj., analizoi edhe tejçuarjen e njëkohshme të dy ose më shumë cifte tiparesh.
Njërin nga prindërit e zgjedhur për kryqëzim, Mendeli e mori me dy cifte tiparesh dominante d.m.th varieteti i zgjedhur për disa brezni kishte dhënë vetëm pasardhës me kokrra të lëmuara dhe me ngjyrë te verdhë.
Kurse prindi tjetër i kishte të dyja Ciftet e tipareve recesive d.m.th ishte me kokrra të rrudhosura dhe me ngjyrë të gjelbërt.