Lipidet (yndyrat)
Janë materie yndyrore të cilat qelizës mund t’i shërbejnë në forma të ndryshme. Disa janë si materiale rezerve me potencial të lartë energjetike dhe hasen në fomë të pikave yndyrore, por mund të jenë të lidhura edhe për ndonjë materie tjetër në citoplazmë dhe të ndërtojnë struktura qelizore. Ato mund të jenë edhe si materie aktive.
Lipidet nuk janë të tretshme në ujë, por me atë ndërtojnë lidhje heterogjene specifike, e njohur si emuilzion.
Lipidet janë të tretshrne në disa tretës organik si: benzoli, alkooli, kloroformi etj.
Sipas përbërjes kimike lipidet ndahen në dy grupe.