Materiet inorganike
Prej materieve inorganike në qelizë më së shumti janë prezent: uji dhe kripërat minerale. Sasia e përgjithshme e ujit në kuadër të një qelize është prej 60-80%, varësisht nga lloji i qelizës, gjendjes fziologjike të sajë si dhe nga faza e zhvillimit që gjendet ajo. Qelizat në zhvillimin e sipër, ose qelizat të cilat janë shumë aktive gjatë proceseve të ndryshme, pernbajnë shume më tepër ujë sesa qelizat me aktivitet më të zvogëluar dhe qelizat të cilat janë në plakje e sipër.