ad

Friday, March 13, 2015

Numrat kuantik

Në mekanikën kuantike, janë të nevojshëm tre numra kuantike për të përshkruar shpërndarjen e densitetit elektronik në atom. Këto numra janë nxjerrë nga zgjidhja matematikore e ekuacionit në orbitalet atomike dhe elektronet qe qëndrojnë në to. Numri kuantik i katërt- numri kuantik spin përshkruan sjelljen e një elektroni të veçantë dhe e kompleton përshkrimin e elektroneve në atorne.

Numri kuantik kryesor (n) mund të ketë vlerat e numrave pozitive l, 2, 3, e kështu me radhë dhe korrespondon me numrin kuantik n në modelin e Borit për atomin e hidrogjenit. Në atomin e hidrogjenit vlera e n përcakton nivelin energjetik. Kur elektroni gjendet në orbitalen me n = 1, atomí i hidrogjenit ndodhet në gjendjen stacionare dhe ka energji më të ulët, ndërsa nëse elektroni kalon në orbitalen me n = 2, atëherë ai kalon në gjendjen e parë të ekscituar. Për elektronet që kanë vlerë të njëjtë të n themi se i takojnë shtresës se njëjtë (nivelit energjetik të njëjtë). Shtresat elektronike shpeshherë shënohen me shkronja.