Përkthimi (Translacioni)
Translacioni është proces i sintczës protcinzive apo formitni i proteines në ARN-i. Ky proces ka nevojë edhe për llojet tjera të ARN (ARN-t dhe ARN-r) qe kodojnë e zirdhur me anë të ARN-i. Mund të thuhet se është një proces me të cilin informata gjenetike bartet në formë kodi me anë të ARN-i (pasi del nga ADN- e bërthamës) ose me anë të bazave zizotike të radhitura në ARN-i dhe kjo shfrytëzohet për të rreshtuar aminoacidet në proteina (polipeptide) në bazë të renditjes së nukleotideve të molekulës s'e' ARN-i. Çdo aminoacid është specifik. me :artë të një triplet- kodi të veçantë i përbërë prej 3 bazave të rreshtuara në mënyrë specifike në vargun e dyfishtë të AND, si p.sh tripleti A,C.A në ADN është specifik për aminoacidin cistinë, ndërsa tripleti ATA për aminoacidin tirozinë. Në përkthim, së pari bëhet aktivizimi i aminoacidit i cili reugon me ATP, me ç'rast lirohet pirofosfati dhe formohet aminoacil-AMP, e cila është e lidhur për enzimën përkatës të aktivizimit dhe kjo reagon me ARN-transportuese duke dhënë ose formuar kompleksin aminoacil -ARN-t. Pastaj molekula e ARN-i, (jë bartë inlormzttën gjenetike, lidhet për komponentin 3()S të ribozomit nën prezencë të joneve të Mg. Molekula e ARN-i, e ka formacionin në kodone, ndërsa molekula e ARN-t ka bazat komplementare apo antikodonet, kjo molekulë e ARN-t, bartë amínoacidin deri në polizom dhe secili ARN-t i tillë (bashkë me aminoacidin që bartë) takohet ose e nje kodonin përkatës komplementar që ndodhet në ARN-i. Kështu bëhet bashkimi i aminoacil ARN-t për ARN-i dhe në këtë moment ARN-t, ia dorëzon informatën ARN-i me ndihmën e antikodonit, që përkohësisht lidhet për kodonin e ARN-r, në ribozom. Më pas vjen molekula tjetër e ARN-t, me aminoacidin përkatës dhe ngjitet; për kodonin tjetër specifik duke i afruar aminoacidet pranë njëra tjetrës, saqë u mundësohet lidhja peptidike mes tyre. ARN-t që sjell aminoacidin shoqërohet me ARN-i me anë të bazave komplementare, duke i renditur ato në kodon (ARN-i) antikodon (ARN-t).
Me përsëritjen e këtij procesi, njëkohësisht bëhet translokimi (lëvizja nga vendi) i ribozomit përgjatë molekulës së ARN-i. ARN-i lëviz mbi sipërfaqen e ríbozomit në formë të shiritit (ky proces ka nevojë edhe për GMP), kështu që disa pjesë të ARN-i, mund të lexohen në të njëjtën kohë në disa ríbozome. Në këtë mënyrë urdhri i kodoneve të ARN-i drejton radhitjen e zinxhirit polipeptídik, kështu bëhet zgjatja e vargut polipeptidik i cili lidhet për njësinë e madhe të rihozomit. Zgjalja e vargut polipeptidik shkon prej skajit 5’ kah skaji 3’ i molekulës së ARN-i. Njëri skaj i ARN-t mbështillet në vete në formë të germës T, kurse skaji tjetër bën lidhjen e aminoacideve p.sh. ARN-t që lidhet për aminoacidin tírozinë bartë antikodonin AUA. i cili mund të lidhet për kodonin UAU të ARN-i që është specifik për tirozinën. Njëri skaj i ARN—t, së lirë gjithmonë përmban 3 njësi të nukleotideve të lira të njëjta (ACC), ku në këtë skaj aminoacidi mund të lidhet me anë të lidhjeve esterike me atomin e tretë të karbonit të adenozinës terminale ndërsa, pjesa tjetër e lirë, gjithmonë përmban guanozinë në grupin e saj terminal. Ndërsa koka e ARN-t, përmban tre baza tckc UAC, që kodojnë për një aminoacid specifik të cilën e transporton ARN-t. Çdo aminoacid e ka nga një molekulë të veten të ARN-t, e cila është specifike për të transferuar aminoacidin përkatës në ribozome.
Procesi i translacionit kryhet në sipërfaqe të ribozomeve (të përbëra prej ARN-r dhe proteinave të ribozomeve) që shërbejnë për bashkimin e ARN-i. ARN.: dhe faktorë të tjerë të nevojshëm për sintezën e protcinuve.