Mënyra e replikimit (dyfishimi) të ADN-së
Së pari bëhet zbërthimi i lidhjeve më të dobëta hidrogjenore, me të cilët lidhen bazat çifte në vendin nismëtar, i cili zgjidhet nga enzima topoizomerazë e cila e hap spiralen e dyfishtë të ADN-së. Pastaj polimeraza e ARN-së është enzimë që i ndërton polimeret, tërheq polinukleotidet komplementare të ARN-së, për të fonnuar një pjesë të shkurt të ARN-së, e ashtuquajtur ARN-primare (parësore), e cila zhvillohet në pjesën fillestare të çdo segmenti të ADN-së së gatshme për replikim. ARN-ja parësore e bën më tërheqëse polimerazën e ADN -së, e cila mundëson afrimin e nukleotideve të ADN-së (për ta zgjatur primarin) pranë bazave të ekspozuara komplementare të spirales templete (origjinale ose kallëp). ADN-ja e re rritet me anë të lidhjeve hidrogjenore midis bazave komplementare. Polimeraza e ADN-së mundëson zgjatjen e vargjeve komplementare të ADN-së për primarin e ARN-së dhe formon gjysmë heliksin e ri. Polimeraza lexon duke kaluar dhe larguar bazat e ngjitura gabimisht (të papërshtatshme) dhe i siguron ato të konigjohen me baza komplementare (të përshtatshme) d.m.th, kjo vendos nukleotide të reja nga pozita (bishti ose skaji) 3’ e sheqerit në atë spirale qe është duke u rritur. Polimerazë speciale e ARN-së (primaza) pasi sintetizon primarin, shkatërrohet nga eksoni nukleaza e polimerazës së ADN (deoksiribonukleaza ose dNTPs). Primari tipik përbëhet prej 18 -28 nukleotideve në gjatësi, kështu që të gjithë vargjet e ADN-së, fillojnë të formohen prej një pjese të vogël të ARN-së (parësorit), që sintetizohet nga polimeraza specifike e ARN-së, me aftësi të iniciojë vargun, por e pa aftë ti konigjon gabimet në radhitjen e bazave të parësorit. Këto gabime me doemos të korrigjohen dhe zëvendësohen në shkallë të ndryshme të replikimit. Primari i ARN-së, largohet nga një enzimë dhe zëvendësohet me disa baza të korrigjuara të ADN-së.