Prostaglandinat
Prostaglandinat janë hormone lokale ose lipide të membranëg qelizore, nga e cila mund të lirohen, në rast të dëmtimit të sajë për të stimuluar mbaresat nervore për ndjeshmërinë e dhembjes.
Prostaglandínat janë një grup i acideve yndyrore ciklike me veti të veçanta biologjike, mjaft aktive (duke i shënuar me shkronja të mëdha si PGEI), për të vepruar në shumë funksione qelizore të çdo sistemi. Prostaglandinat prodhohen në sasi të pakta prej shumë indeve trupore si p.sh prej uterusit, trurit, veshkave dhe semenit spermës.
Acidi arahidonik i fosfolipideve të membranës qelizore zbërthehet nga enzima fosfolipaze AZ (që inhibohet nga barnat me veti antiinflamatore si kortizoli) për të çliruar acidin arahidonik. Pastaj enzimat citoplazmatike, si lipooksigjenaza ose cito- oksigj enaza veprojnë mbi këtë acid.
Kjo rrugë e ciklooksigjenazave përmban disa endoperoksidaza ciklike të ashtuquajtura prostaglandina dhe tromboksane që veprojnë si agjent parakrin ose autokrin, duke stimuluar caqe tjera nëpër qelizë ose duke ndryshuar reaksionet brendaqelizore.
Veprimi i prostaglandinave inhibohet nga aspirina dhe disa preparate tjera antiinflamatore, të cilat na mbrojnë prej formimit të tromboksaneve dhe PG që luajnë rol në agregiminmgjitjen) e trombocitev e ose në koagulimin (mpiksjen) e gjakut.
Ndërsa rruga e lipoksigjenazave çon në formimin e Ieukotrinave, të nevojshme për përgjigjen imunologjike.