Rrezja atomike. Njehsimi i madhësisë dhe rrezes së atomit të lirë është shumë i ndërlikuar. Për i njehsimm e tyre atomet 1 parafytërojmë si sfera dhe se në substancat kristalore atomet ose jonet prekin njëri tjetrin. Pra, si rreze atomike ne mendojmë distancën në mes të bërthamës së një atomi dhe shtresës Valente të tij. Megjithatë, sipas modelit të mekanikës kuantike për atomin, nuk ka një distancë të saktë që elektroni mund të gjendet i larguar nga bërthama. Prandaj, rrezja atomike kërkon një deñnim të veçantë.
Ekzistojnë dy mënyra se si përcaktohet zakonisht rrezja atomike. E para është rrezja metalike, e cila është gjysma e distancës midis dy bërthamave të ngjitura të atomit të njëjtë. Mënyra tjetër është rrezja kovalente, e cila është gjysma e distancës midis dy bërthamave të atomit të njëjtë të lidhura në molekulë.