Vetitë periodike të elementeve
Ngarkesa efektive e bërth amës. Siç pamë, konfiguracioni elektronik i elementeve tregonte nje varësi periodike me rritjen e numrit atomik. Këtu do të shqyrtojmë se si konfiguracioni elektronik shpjegon ndryshimin periodik të vetitë fizike dhe kimike të elementeve. Fillimisht do të nisim me nocionin e ngarkesës efektive të bërthamës.
Ngarkesa e bërthamës (Z) është thjesht numri i protoneve në bërthamën e një atomí. Ngarkesa efektive e bërthamés (Zef) është madhësia aktuale e ngarkesës pozitive që "përjetohet" nga një elektron në atom. Për arsye se hidrogjeni ka vetëm një elektron, është atomí i vetëm në të cilin e ngarkesa e bërthamës dhe ngarkesa efektive e saj janë të njëjta. Në të gjithë atomet tjerë, elcktmnet në të njëjtën kohë tërhiqen nga bërthama dhe shtyhen me njëri tjetrin. Ky fenomen është i njohur si hijezim (mbrojtje). Në atomin me më shumë elektrone një elektron është i hijezuar (mbrojtur) nga ngurkcsa pozitive e börthames nga elektronet tjera ne atom.