Trashëgimia e thjeshtë Mendeliane Studjuesi i parë që pati sukses në hulumtimin e trashëgimisë ka qenë prifti Gregor Mendel. Meqë familja e tij merej me kopshtari, ky siç duket trashëgoj dashurinë për të i kultivuar bimët. Duke studijuar tiparet e breznive të bizeleve që kultivoj ne kopshtin e tij te vogël, ai arriti në përfundimin se trashëgimia përcaktohet nga disa faktorë që ekzistojnë te çdo individ dhe u tejçohen pasardhësve të tyre. Në vitin 1866 publikoi vepren "Eksperimente me hibridet e bimëve" ku paraqiti rezultatet e punës së tij mbi ligjet e trashëgimisë. Sipas Mendelit çdo tipar i individit (p.sh. ngjyra e kokrrave te bizelja) kontrollohet nga një çift faktorësh. Ai vuri re se njëri nga faktorët, që kontrollojnë të njejtin tipar, mund te jetë dominant (mbizotërues) mbi tjetrin, i cili është recesiv (i nënshtruar). Te një individ mund të vihet re tipari dominant (p.sh fara me ngjyrë të verdhë), ndërsa faktori recesiv (për farat jeshile), megjithëse është i pranishëm por nuk nuk shprehet. Mcndeli konkludoj se individi ka nga dy faktor që kontrollojnë çdo tipar, gametet (qelizat seksuale) përmbajnë vetëm një faktor për cdo tipar. Ky pohim konsiderohet edhe si ligji i parë Mendelian i zbërthimit ligji i segregimit: gjatë formimit të gameteve ne procesin e mejozes ndahen çiftet e faktorëve (gjeneve) të cilët në qelizat trupore, kështu që te çdo gamet është i pranishem vetëm njëri faktor gjeni. Mendeli pasi kreu kryqezimet edhe të individeve të breznisë së parë (F1xF1) për dy tipare ai formula edhe atë që quhet ligji i dytë i trashëgimisë ose ligji i asortimentit të pavarur të tipareve "gjatë kryqëzimt të individëve të breznisë së parë, alelet ndahen në mrnyre të pavarur në gametet e formuar, dhe kështu tek gametet takohen të gjitha kombinimet e mundshme te aleleve, si dhe në breznine e dytë ndodh zbërthimi i tipareve nevraport 3:1"