ad

Thursday, April 2, 2015

Diapedeza

Diapedeza

Diapedeza është aftësia e disa fagociteve (si të unazave bardha të gjakut- Ieukociteve) për të kaluar murin e endotelit kapilarë dhe për të depërtua në hapësirat indore.

Ekzocitoza është proces i kundërt_ me endocítozën. Ky mekanizëm eksporton (nxjerrë jashtë) lëndët nga brendia, ambienti i qelizës, ku vezikulat (qeskat membranore) së pari ngjiten për membranën qelizore dhe pastaj zbërthehen dhe çlirojnë përmbajtjen e tyre në lëngun ekstracelular (ose hapësirë) ose jashte qelizës.

Ekzocítoza mund të ndodh në çdo qelizë, e veçanërisht në: Qelizat nervore që tajojnë neurotransmetuesit. Qelizat sekretore (tajuese) që tajojnë enzime digjestive, mukus ose hormone proteinike (si p.sh. hormoni i insulinës) dhe produktet përfundimtare. Në shumicën e rasteve hapja e porteve të kalciumit të membranën qelizore sekretore kryhet me anë të nervave ose honnoneve speciale, duke shfrytëzuar sistemin e mesazhent dytësore. Këto ua mundësojnë vezikulave sekretore të grumbullohen në afersi të membranës së qelizës, dhe pasi të kontaktojnë me membranën, ato përnjëherë e lëshojnë përmbajtjön e tyre. Rritja e Ca në citosol (citoplazëm) mundëson ngjitjen 5 vczikulave ekzocitozës me membranën qelizore dhe çlirimin e produktit të tyre sekretore si p.sh. çlirimin e neurotransmetueslt acctilkolínë në sínapset (lidhjet) neuromuskulore. Ekzocitoza vërehet në lidhjet neuromuskulore dhe në membrane parasinaptikc, brenda sistemit nervor qendror dhe atij periferik.

Transcitoza është proces me ane' të cilës materiali që  në qelizë me anë të endocítozës, përmes rrugës së transcitozes kalon nëpër citoplazmën qelizore dhe del jashtë, me anë te ekzocitozes si p.sh. te qelizat epitelíale të kapilarëve ne hapësirat nderqelizore.