Endocitoza e ndërmjetësuar me anë të receptoreve
Endocitoza është proces mjaft selektiv (jo si pinocitoza dhe fagocitoza) në të cilën luajnë rol receptorët, që janë proteina të membranës qelizore, tek disa sëmundje p.sh. tek hiperkolesterolemia familjare, këto receptorë për marrjen e kolesterolit mungojnë, kështu që kolesteroli pa këto receptorë, nuk ka aftësi të futet brenda qelizës dhe mu për këtë, në këtë sëmundje kolesteroli grumbullohet në gjak (nitet sasia e yndyrës në gjak).
Disa nga këto receptorë janë ligande qe lidhen për disa proteina specifike të membranës qelizore, pastaj membrana mbështillet për brenda duke fonnuar vezikula endocitare.
Endocitoza fillon kur materiali i lëngut jashtëqelizor lidhet për receptorët e sipërfaqes së membranës qelizore, dhe çdo njëri prej këtyre lidhet për cakun kryesor ose për ligandin siç është Fe, vitamina, kolesteroli dhe hormonet. Ligandi futet në citosolin e qelizës, nga ku lirohet me anë të enzimës së lizozomit, nga receptori i bashkangjitur brenda citosolit dhe pastaj kjo membranë e lirë e vezikulës, kthehet prapë në sipërfaqen e membranës qelizore, i gatshëm për t'u lidhë për ndonjë ligand tjetër.
Disa viruse mund të depërtojnë në organizëm në këtë mënyrë si p.sh. virusi i SIDËS (HIV-virusi) lidhet për receptofin glikoproteínik CD4 të qelizës T~4 ndihmëse. Lizozomet parësore përmbajnë mbi 50 enzima të ndryshme hídrolitike, të afta të kryejnë tretjen e shumicës së materialit biologjik, këto i afrohen vezikulës së brendshme dhe ngjiten për të, prandaj quhen lizozome.