ad

Wednesday, April 1, 2015

Difuzioni (shpërndaria) e molekulave

Difuzioni (shpërndaria) e molekulave

Difuzioni është lëvizje pasive rrjetore e molekulave apo joneve (kripërave të tretura), prej një ambienti me përqëndrim më të lartë drejt ambientit me përqëndrim më të ulët, dhe si rezultat i goditjeve të tyre apo ndeshjes së molekulave të njëpasnjëshme, që rezulton në një shpërndarje të barabartë të molekulave.

Kjo lëvizje tenton të eliminoj gradientin e përqendrimit të diferencës mes përqendrimit të lartë dhe atij të ulët, ose diferencën mes dy fushave fqinje (ndryshimi i përqendrimit mes dy tretësirave), brenda ose jashtë membranës qelizore. Kështu që, difuzioni mund të eliminoj gradientin e përqendrimit dhe të vendos gjendjen e ekuilibrit dinamik. Shpejtësia e shpërndarjes është proporcionalisht e barabartë me ndryshimin e përqendrimit midis dy tretësirave, sa më i madh të jetë ky ndryshim, aq më e madhe do të jetë shpejtësia e shpërndarjes së molekulave.

Pas eliminimit të gradientit të përqendrimit, difuzioni vazhdon, por, pa ndonjë lëvizje të një drejtimi të caktuar domethënë se tash molekulat bëjnë lëvizje të barabarta në të dy drejtimet, sa për t’u mundësuar vendosja e gjendjes homeostatike (përqendrueshmërisë) në të dyja anët.

Lën gj et kanë aftësi të lëvizin prej një vendi me përqëndrim të ulët të kripërave drejt një vendi me përqëndrim të lartë (të kripërave). Sa më i madh të jetë përqendrimi aq më i madh do të jetë difuzioni.