TRANSPORTI PËRMES MEMBRANËS QELIZORE
Njëri prej funksioneve më të rëndësishme të membranës qelizore është procesi i shkëmbimit selektiv të materieve ekzistuese në të dy drejtimet e qelizës, si nga ana e brendshme ashtu edhe drejt ambientit të jashtëm të saj dhe anasjelltas. Përmes këtij procesi qeliza e zgjedh njërin ndër problemet e saja themelore me ndihmën e një numri të madh të substancave, të cilat janë në favor të ambientit të jashtëm të saj, dhe i seleksionon vetëm ato të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e metabolizmit të saj, mjaft shpejt në sasi të mjaftueshme që të mund të zhvillohet normalisht, të reprodukohet, të lëvizë dhe të kryejë shumë aktivitete tjera jetësore. Njëkohësisht jashtë qelizës patjetër duhet të largohen produktet e dëmshme (toksike), dhe ato të panevojshme gjatë procesit të metabolizmit, gjegjësisht, gjatë digjestionit intracelular. Shkëmbimi i materieve mes qelizës dhe ambientit të jashtëm zhvillohet përmes rrugës së dy mekanizmave kryesor, të cilët dallohen shumë mes veti për nga funksioni:
1. Mekanizmi i transportimit të molekulave të vogla.
2. Mekanizmi i transportimit të makromolekulave dhe partikulave më të mëdha.