ad

Wednesday, April 1, 2015

Karbohidratet në kuadër të membranës qelizore

Karbohidratet në kuadër të membranës qelizore

Përfaqësojnë molekula të oligosaharideve të cilat në të shumtën e rasteve janë të lidhura për proteine ose lipide. Ato mund të jenë të lidhura për lipidet dhe të formojnë kompleksin e glikolipideve, por mund të jenë të lidhura edhe me proteinat dhe të formojnë kompleksin e glikoproteinave, të cilat komplekse gjithmonë i hasim nga ana e jashtme e membranës qelizore. Pjesëmarrja e komponentit të karbohidrateve është prezent prej 2- 10%. Ato përfaqësojnë një shtresë të hollë të pjesës së jashtme të membranës qelizore që quhet glikokaliks.

Edhe pse funksioni i glikokaliksit nuk është ende i definuar si duhet, duket se ai ka rol të rëndësishëm në procesin e komunikimit ndërqelizor (lidhjeve ndërqelizore).