Proteinat membranore
Proteinat e mbështjellësit membranor të cilët hyjnë në përbërje të membranës qelizore në të shumtën e rasteve janë të tipit të globulinave. Varësisht prej asaj se si proteinat janë të lidhura me shtresën lipidore, ndahen në proteina sipërfaqësore, të cilat lidhen nga brendia ose nga ana e jashtme e shtresës së dyfishtë lipidore, ato të cilat e përfshinë vetëm gjysmën e mbështjellësit të dyñshtë lipidorë dhe proteinat integrale transmembranore, të cilat janë të vendosura në shtresën e dyfishtë lipidore domethënë ata të cilët e përfshinë të gjithë membranën qelizore. Proteinat integrale transmembranore dallohen me atë, se posedojnë kanalin special për transportimin e molekulave dhe regjione hidroñl dhe hidrofob të shtresës lipidore. Për dallim nga këto të parat, proteinat sipërfaqësore posedojnë vetëm sipërfaqen hidroñle me anë të së cilës lidhen me pjesën hidroñle të shtresës së dyfishtë të lipideve. Proteinat integrale transmembranore janë të inkorporuar në shtresën e dyfishtë lipidore, andaj kanë edhe sipërfaqe lndrofobe dhe hidroñle. Në qoftë se ato janë të inkorporuar vetëm në njërin mbështjellës njështresorë kanë një sipërfaqe hidroñle dhe dy hidrofobe. Fluiditeti i shtresës së dyfishtë të lipideve u :nundëson molekulave proteinike që të jenë shumë të lëvizshme dhe të zhvendosen në pjesën horizontale të membranës qelizore, dhe të shihen sikurse copat e akullit në det (modeli dinamik mozaik i ndërtimit të membranës qelizore). Mbështj ellësi i brendshëm njështresorë, posedon më tepër proteina sesa ai i jashtëm. Nga ana e jashtme e rnembranës qelizore disa nga proteinat lidhen me zinxhirin e karbohidrateve dhe ndërtojnë kompleksin e glikoproteinave, të cilën asnjëherë nuk e takojmë nga ana e brendshme e membranës qelizore. Për proteinat të cilat janë të inkorporuar në mbështjellësín e brendshëm nj ështresorë dhe ato të cilat janë të inkorporuar në tërë membranën qelizore.