Mesazheri kimik jashteqelizor
Në këtë rast si mesazher të parë mund të përmendim hormonet dhe neurotransmetuesit e tajuar nga membranat e qelizave nervore për shembull acetilkolina dhe noradrenalina, të cilët vijnë në kontakt me qelizën, lidhen për receptorin membranor dhe ky kombinim receptor-mesazher rrit aktivitetin e enzimës adenilat ciklaza, të lokalizuar në membranën qelizore (si tek rastet e veprimit të hormoneve). Në këtë mënyrë mundësohen disa procese të njëpasnjëshme të cilët e kontrollojnë aktivitetin qelizorë të nevojshëm për rregullimin e homeostazës si p.sh hapja dhe mbyllja e porreve specifike të membranës qelizore që rregullojnë lëvizjen e joneve të caktuara nga brenda dhe jashtë qelizës, nga ku lindin sinjalet elektrike (potencialit të veprimit) me anë të joneve të Na* dhe K-. Kalimi i këtyre joneve nëpër membranën qelizore, bën të mundur çlirimin e materialit sekretor, metabolizmin, tkurrjen dhe transportin transmembranorë. Ndërsa depërtimi i joneve të kalciumit brenda qelizës, ndryshon formën dhe funksionin e shumë proteinave brenda qelizës si p.sh çlirimi i kalciumit nga retikulumi sarkoplazmatik i qelizave të muskulaturës së strijuar (vijëzuar), çrrcgullon disa proteina specifike si miolilamentet troponinë tropomiozinës, që mundëson lidhjet aktive që përgatiten për t'u lidhë me kokat e miozinës, dhe kështu inicion kontraksionin (tkurrjen) muskulore. Kjo mund të çon në përgjigjen qelizore, si lëshimin e produktit sckrctor prej qelizës gjëndërore dhe përcjellë sinjale të mcsazhcrit me natyrë kimike brenda qelizës (si lqimëtar i dytë), që shkakton disa ndodhi biokimike brenda qelizore.