ad

Wednesday, April 1, 2015

Vetitë mikroskopike të membranës qelizore

Vetitë mikroskopike të membranës qelizore

Membrana qelizore në prerjen tërthore është me diametër (d=7,5-10 nm) dhe nuk është e dukshme me anë të mikroskopit optik. Gjatë prerjeve ultra të holla në mikroskop elektronik, membrana qelizore posedon strukturë trilamelare (3 shtresore) dhe atë, dy shtresat e jashtme të errëta dhe një të brendshme të shndrítshme. Pamja e membranës qelizore është si rezultat i pjesëve hidroñle të membranës dhe pjesëve hidrofobe të kripërave, të cilat përdoren gjatë ngjyrosjes së preparateve ultra të holla. Disa qeliza të cilat e kanë të zhvilluar glikoliksin (mbështjellësin sipërfaqësor të përbërë prej karbohidrateve). Në pretjet ultra të holla shihen në formë të strukturës trilamelare, e cila nga ana e jashtme e ka rrjetën të ngjyrosur dhe shumë të errët.