ad

Wednesday, April 1, 2015

Porret membranore (kanale proteinash)

Porret membranore (kanale proteinash)

Porret shërbejnë për kalimin e joneve të vogla nëpër membranën dyshtresore lipidike (nëpër pore mund të kalojnë lëndët e tretura në ujë si elektrolitet, urea etj).

Porret janë mjaft selektive, zgjedhin lëndët tërheqëse ose mund t'i largojnë disa jone të veçanta, që varet nga radhitja e ngarkesave të tyre në sipërfaqen e proteinave, që formojnë murin e porreve si p.sh porret e Na+ dhe K- mundësojnë vetëm kalimin e këtyre joneve dhe jo të tjerëve. Jonet që nuk mund të treten në lipide, nuk mund ta kalojnë membranën e dyfishtë fosfolipidike të qelizës, dhe e vetmja mënyrë për këto që të kalojnë lirshëm membranën qelizore janë portet e membranës.