ad

Wednesday, April 1, 2015

Recentorët membranorë (proteinat si vende recentoresh)

Recentorët membranorë (proteinat si vende recentoresh)

Receptorët membranorë janë proteina integrale që lidhen për molekulat specifike, siç ndodh në lidhjet neuromuskulore me receptorët e acetilkolinës, që diktojne dhe njohin si p.sh një qelizë e njeh qelizën tjetër kur ligandi lidhet për një qelizë, dhe ajo qelizë e ndryshon strukturën e vet. Gjithashtu, receptorët i përgjigj en mesazherit kimik të gjakut, i cili ndryshon funksionin qelizor, siç janë neurotransmetuesit, hormonet, njohja e antigjenit apo ushqimet nutritive. Nëpërmjet receptorëve qeliza reagon ndaj ngacmimeve të ndryshme të mjedisit të jashtëm dhe të qelizave tjera. Këto lëndë kanë aftësi të influencojmë vetëm në disa qeliza specifike që posedojnë receptorë për mesazhete, kur s'kanë asnjë veprim në qelizat tjera si p.sh vetëm qelizat e gjëndrës tiroide.